I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, gazetari dhe studiuesi Kreshnik Kuçaj ka folur për rënien e Perandorisë Osmane, krizën ekonomike, dhe eventin e ceremoninë e parë të organizuar në Shqipëri.

“Perandoria Osmane ishte një dinozaur që po shkonte drejt shuarjes. Kjo perandori kishte një shekull që po vuante nga pikëpamja ekonomike, madje të ardhurat doganore dhe koncencionet po i menaxhonin kreditorët europianë, ku shfrytëzoheshin nga kompani franceze, gjermane dhe britanike. Perandoria Osmane ishte parti agrare, kishte humbur dhe garën e zhvillimit, edhe kartmonedhat nuk ekzistonin, pra kishte bazë shumë të prapambetur. Ishte një perandori që po shpërbëhej. Pas Pavarësisë ka patur një sërë kandidatësh që bënë një fushatë që të vinin si mbretër të Shqipërisë. Më të famshmit, Albert Gjika, vëllai i Dora d’Istria që mori disa inciativa, si financimi i ndërhyrjes së armatosur në Shqipëri. Permës emëtimit të një kartëmonedhë në formën e huasë, ku shqiptarët do e financonin ndërhyrjen ushtarake për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Gjë e tillë nuk ndodhi, pasi nuk u lejua. Për të folur më pas për eventet. Eventi i parë u organizua në vitin 1932, në kuadër të 20 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Për herë të parë u organizua edhe një ceremoni për Ismail Qemalin, ku u bë zhvendosja e eshtrave të tij nga Kanina në Vlorë, në varrin ku ndodhet sot”-tha Kreshnik Kuçaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb