Një Cunam i madh pritet të godasë Detin Mesdhe duke rrezikuar jetën e 130 milionë personave që jetojnë në zonat bregdetare, bën të ditur Daily Mail. Studiuesit janë duke ekzaminuar masën e tërmeteve që goditën bregun verior të Afrikës dhe kanë paralajmëruar se këto tërmete mund të krijojnë valë të mëdha.

Ata shprehen se nëse një tërmet me magnitudë 7.0 godet brigjet e Sicilisë në Itali dhe të Kretës në Greqi, një pjesë e mirë e tyre mund të mbulohen nga uji.
Cunami rrezikon dhe një pjesë të madhe të ishujve të gadishullit të Peloponezit, që besohet se do të shkatërrohen keq.

Gjithashtu studiuesit shprehen se ky është një fenomen që ndodh çdo 100 vjet dhe se tani është koha që të ndodhë Cunami i radhës.

Rezultatet do të jenë të ngjashme me Cunamin që shkatërroi qytetet antike të Greqisë, Italisë, dhe Egjiptit duke vrarë 5 mijë persona në Aleksandrinë e asaj kohe.
Kurse një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi zonën e Messina në Itali në vitin 1908 duke vrarë mijëra persona, ndërsa valët e detit ishin mbi 10 metra.

Mbi fenomenin e Cunamit flet dhe profesor Achilleas Samaras, një inxhinier i specializuar në dinamikën e dallgëve në Universitetin e Bolonjas, Itali dhe autor i studimit që thotë se; ‘Ne dëshirojmë të gjejmë sa zona bregdetare mund të preken nga Cunami, fenomeni i të cilit ka qenë prezent dhe në të kaluarën e Mesdheut’.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: