Në një autobus ngjyrë të kuqe perandorake, një antropolog italian bën xhiron e Londrës për të mbledhur opinionet e banorëve mbi Brexit, me qëllim që të lërë një dëshmi për brezat e ardhshëm.

Domenico Sergi, 39 vjeç, vërdalliset nëpër qendrat tregtare, klubet dhe rrugët e kryeqytetit në kuadër të një projekti të Muzeut të Londrës, shpejgoi ai gjatë ndalesës së tij të fundit në Hillingdon, një lagje periferike në perëndim të Londrës që kishte votuar masivisht pro Brexit gjatë referendumit të qershorit 2016.

Takimet që ai zhvillon në lidhje me Brexit janë në kuadër të një programi katër-vejaçr të financuar nga Këshilli i Arteve dhe që synon të dokumentojë këtë çast historik.

Madje dje, më 29 mars, dita kur pritje të ndodhte Brexit para se të shtyhej, në Londër manifestuan mijëra britanikë para Parlamentit për të kërkuar një Brexit “tani”, ndërkohë që, mes mureve të pallatit Westminster, deputetët kundërshtuan për të tretën herë Traktatin e prezantuar nga kryeministrja.

Ndëprsa në 23 mars, ishin mijëra eurofilë që parakaluan para Parlamentit duke kërkuar një referendum të dytë mbi qëndrimin e vendit të tyre në BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: