Shkencëtarët kanë bërë të ditur se niveli i dëborës së rënë në Antarktidë, në krahasim me nivelin e borës së rënë 200 vite më parë, ka shënuar një rritje prej 10 për qind.

Liz Thomas, në Këshillin e Përgjithshëm të Unionit Evropian të Gjeoshkencave (EGU), të mbajtur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ka prezantuar studimin me të cilin ka njoftuar se në reshjet e dëborës në Antarktidë, në krahasim me ato në 200 vitet e fundit kanë një rritje prej 10 për qind.

Hulumtuesit thonë se gjatë viteve ‎‎2001-2010, në krahasim me ato gjatë viteve 1800-1810, në Antarktidë kanë rënë rreth 272 miliardë tonë më shumë dëborë për një vit.

Thomas dhe ekipi i saj, të cilët kanë studiuar 79 bërthama të akullit analizuar kiminë tyre, kanë zbuluar jo vetëm se kur do bie dëborë, por edhe sesa shumë reshje ka patur, shkruan atsh.

Pjesa më e madhe e dëborës shtesë ka rënë në Gadishullin e Antarktidës, ku gjatë shekullit XX është parë një rritje e ndjeshme e temperaturës.

“Me ngrohjen e Antarktidës parashikohej që atmosfera të mbante më shumë lagështi dhe se kjo duhet të shkaktojë më shumë reshje dëbore. Edhe hulumtimi ynë tregon se kjo është realizuar”, thotë Thomas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: