Studiuesja Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” ka prezantuar librin më të ri të Kadaresë, ku ajo është prezente në vepër, “Dialog me Alda Bardhylin”.

Bardhyli u shpreh se në libër, Kadare tregon historinë e dashurisë me një vajzë nga Tirana, të cilën e kishte në një kurs.

“Jetët e shkrimtarëve shqiptarë në tërësi kanë qenë të trazuara. Këto detaje nuk duken shumë të rëndësishme, por janë shumë me rëndësi për studiuesit, por edhe për publikun. Duket se është një vajzë që është theksur në kujtesën e Kadaresë, që ai shumë herë e kujtonte.

Ai e ka përmendur edhe në një vepër tjetër të tij ‘Mjegullat e Tiranës’. Janë letra të shkruara dashurie përpara 50 viteve”, tha ndër të tjera Bardhyli.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb