Nëse dëshironi të studioni jashtë Shqipërisë dhe jeni konfuz mbi procedurat që duhet të ndiqni, mund të drejtoheni pranë zyrave të Study Abroad Albania. Në kuadër të bashkëpunimeve me 500 institucione arsimore ndërkombëtare, administratorja e Study Abroad, Mirela Shameti ka pritur në një takim përfaqësuesit e Hult International Bussines School. Shameti sqaron se kjo zyrë ofron konsulencë dhe mbështetje për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të studiojnë jashtë Shqipërisë.

Hult International Bussines School është një prej 90 institucioneve arsimore globale që zotëron një Triple Crown Accreditation, çka i jep vulën e besueshmërisë në tregun global të punësimit. Stafania Giannoulidis , drejtoreshë e Lartë e Regjistrimit në Hult tregon se studentët shqiptarë mund të përfitojnë edhe bursa.

“Kemi kampuse në të gjithë botën, kampusi i parë është në Boston, por kemi kampuse edhe në New York, San Francisco, Londër, Dubai dhe Shangai. Përgjatë një viti një student mund të studiojë në 3 kontinente. Ne ofrojmë programe studimi biznesi si marketing, financë, administrim biznesi etj. Çdokush që kërkon një eksperiencë ndërkombëtare dhe synon të zhvillojë më tej karrierën profesionale mund të aplikojë. Kemi programe të ndryshme që ofrojmë bursa për studentët ku edhe shqiptarët mund të përfitojnë”, deklaroi Stafania Giannoulidis, drejtoreshë e lartë e regjistrimit.

Drejtor i Asociuar i Regjistrimit në Hult International Bussines School, Nejc Lavric vlerëson maksimalisht bashkëpunimin me Study Abroad Albania.

“Bashkëpunimi jonë me Study Abroad Albania ka rezultuar i suksesshëm dhe falë këtij partneriteti kemi mundur të sigurohemi nëse aplikimi i kandidatëve ishte korrekt. Study Abroad Albania na dha mundësinë të prezantohemi më mirë para studentëve shqiptarë. Kemi vënë re se studentët shqiptarë dinë shumë gjuhë të huaja, kanë profil e nota shumë të mira dhe janë në kërkim të eksperiencave ndërkombëtare”, tha Nejc Lavric Drejtor i Asociuar i Regjistrimit.

Me ndihmën e një stafi profesionist, Study Abroad Albania është çelësi i suksesit drejt universiteteve më të mira ndërkombëtare duke ofruar konsulencën e nevojshme për studentët që dëshirojnë të vazhdojë rrugëtimin akademik jashtë Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb