Emergjencat Civile kanë lajmëruar qytetarët, për gjendjen në segmentet kryesore të qarkut të Elbasanit.

Siç raportojnë Emergjencat Civile, Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë është përmirësuar segmenti Qukës-Pishkash pas hedhjes se kripës nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin rrugor Elbasan – TEG, qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.

Ne aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende që ka prani ngricash e po hidhet kripë nga firma kontraktuese. Qarkullimi këshillohet me zinxhirë.

EC raportojnë me detaje situatën në rrugë në këtë qark, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të borës.

Elbasan-Njoftim i EC-

Gjate natës, qarku i Elbasanit është gjendur në temperatura të ulëta nën zero gradë, gjë që ka bërë që të kemi ngrica të forta në të gjithë qarkun.

Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë është përmirësuar segmenti Qukës-Pishkash pas hedhjes se kripës nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin rrugor Elbasan – TEG, qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.

Ne aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende që ka prani ngricash e po hidhet kripë nga firma kontraktuese. Qarkullimi këshillohet me zinxhirë.

Ne aksin rrugor Cërrik-Gramsh ka pasur ngrica në kthesa të forta. Është hedhur kripë e qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin rrugor Librazhd-Steblevë po punohet për hapjen e segmentit Fushë Studen-Klenjë. Qarkullimi me zinxhirë.

Përsa i përket rrugëve rurale, po punohet në të 7 bashkitë për hapjen e akseve të bllokuara.

Në bashkinë Elbasan kanë dalë mjetet dhe punonjësit e po kryhet hedhja e kripës në rrugët e brendshme dhe në disa trotuare kryesore të qytetit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: