Stuhia e dëborës si dhe temperaturat e ulëta në 24 orët e fundit kanë krijuar problematika në dy njësi administrative në Gramsh, në Kukur dhe Lenie. Mësohet se Shtabi i Emergjencave Civile si dhe shërbimi i mirëmbajtjes së rrugës janë ne terren.

Sipas drejtorit te mirëmbajtjes së Rrugës, Luan Kokla, qarkullimi drejt këtyre qendrave të qarkullimit bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave.

Fatmirësisht deri më tani në këto zona nuk raportohet për persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtori i OSHEE, Eno Zani u shpreh për BalkanWeb se grupet e punës janë në gatishmëri dhe deri në këto momente ka raportime për defekte apo ndërprerje të energjisë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: