Gazetarja Marsela Karapanço në një lidhje live për News24 nga Stambolli pohoi se situatës së rëndë që po kalon Turqia për shkak të tërmetit, kushtet meteorologjike vështirësojnë akoma më shumë situatën. Karapanço raportoi se fluturimet në aeroportin e Stambollit janë pezulluar të gjitha, për shkak të stuhisë së erës dhe reshjeve të dëborës.

Ajo pohoi mes të tjerash se tërmeti ishte aq i fuqishëm sa u ndje dhe në aeroportin e Stambollit duke shkaktuar kaos te udhëtarët.

Kujtojmë se deri më tani raportohet për 912 viktima nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, ndërsa numri i tyre mund të rritet nga momenti në moment.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb