Pasditen e kësaj fundjave në orën 17:00, ishte planifikuar që Kombëtarja të zhvillonte në stadiumin “Elbasan Arena” një ndeshje testuese me ekipin U-21 të drejtuar nga Alban Bushi, por ky takim as nuk nisi fare pasi moti i përkeqësua jashtëzakonisht shumē në qytetin e Elbasanit para orarit kur ishte planifikuar zhvillimi i saj.

Pēr një kohē tē gjatë moti u përkeqësua dhe në Elbasan filloi një stuhi e pazakontë qē u shoqërua me breshër. Në kushte të tilla ishte tejet e vështirë që lojtarët të zbrisnin në fushë për të nisur takimin sepse moti i përkeqësuar nuk e mundësonte fillimin e ndeshjes. Ndërkohë trajnerēt e të dy ekipeve, me në krye Rejan dhe Bushin, pasi pritën disi gjatë në hollin e stadiumit dhe dhomat e zhveshjeve të Elbasan Arenës me shpresën se moti do qetësohej u dorëzuan para kushteve të vështira atmosferike.

Ndërsa ora 17:00, kishte kaluar ata vendosën që Kombëtarja Shqiptare të anulonte ndeshjen me Shpresat në “Elbasan Arena”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: