Breshër në madhësinë e topave të golfit ranë në Arkansas, SHBA, ndërsa erërat e forta dhe stuhitë, shpërthyen në të gjithë shtetin duke u shoqëruar më pas nga një tornado.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për mundësinë e një tornadoje të madhe dhe të rrezikshme, pas orës 19:00 në qarqet Sharp, Randolph dhe Laërence.

“Daily Mail” raporton se tornado dhe moti i keq ka shkaktuat dëmtime të shumta në materiale, në banesa, ndërsa shtyllat elektrike janë rrëzuara. Kryetari i fshatit Cherokee tha se ka dëmtime të rënda janë paraqitur në anën perëndimore të qytetit.

Shkalla e shkatërrimit nuk dihej, por raportet thanë se disa makina u kthyen përmbys, e po ashtu pati edhe banesa të dëmtuara.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: