Pas një stuhie të enjten gjatë ditës, u pezulluan fluturimet në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Të gjitha ngritjet dhe uljet u pezulluan për pak kohë të enjten pasdite për shkak të stuhisë që përfshiu Gjermaninë Perëndimore.

Disa aeroplanë qëndruan në ajër deri sa të kalonte stuhia, tha një zëdhënës nga autoritetet e aeroportit, duke shtuar se kjo ishte procedurë normale në kushte të tilla atmosferike.
Aktiviteti u pezullua për shkak të rrezikut të goditjeve të rrufeve në aeroport.

Me kërcënimin e anulimit të fluturimeve, Lufthansa reagoi duke rezervuar 3000 dhoma hoteli. Linja ajrore vlerësoi se rreth 40 fluturime dhe 6.000 pasagjerë mund të prekeshin nga stuhitë.
Zyrtarë të aeroportit thanë se pas rreth gjysmë ore gjithçka iu kthye normalitetit

Stuhia ka goditur pjesë të ndryshme të Gjermanisë, pas një periudhe të gjatë të thatësisë dhe të nxehtit të madh.

Parashikimet thonë se stuhia që po ngrihet mbi Francën veriore mund të sjellë një stuhi në Gjermani të premten në mëngjes, njoftoi Bild, me erëra deri në 150 km/h.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb