SPANJE

Një stuhi e dhunshme goditi ishullin spanjoll, Tenerife më i madhi nga ishujt Kanarie, duke dëmtuar kilometrat e bregdetit nga Garachico në Tacoronte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një video, të filmuar nga një banor, një valë gjigande mbi dhjetë metra të lartë ka përfshirë një pallat duke shembur ballkonet deri në katet e treat.

Dhjetëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar. Rreth 65 apartamente në dy blloqet përballë oqeanit ishin evakuuar, sipas Alvaro Davilës, kryetarit të Bashkisë së Tacoronte-s.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb