Moti i keq pritet të godasë Greqinë pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.

Në një njoftim zyrtar autoritetet greke  u shprehën se pritet parashikim i  jashtëzakonshëm i përkeqësimit të motit sot të dielën dhe nesër të hënën me stuhi të forta që do të shoqërohen në vende me breshër dhe përkohësisht nga erëra të forta.

Në njoftimin e bërë zonat që do të preken më shumë janë Epiri, Maqedonia perëndimore dhe qendrore, Thesalia, Sporades, Sterea perëndimore dhe rajonet veriore të Stereas lindore dhe Evia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb