Jeta në kryeqytetin e SHBA-së, Washington DC dhe rajonet përreth tij u ndikua negativisht nga stuhia e borës ku shumë drejtues automjetesh kanë mbetur në rrugë.

Për shkak të reshjeve të borës dhe stuhisë që filloi në orët e drekës në rajon u mbyllën për trafikun shumë rrugë kryesore. Është vërejtur se disa automjete patën vështirësi në lëvizje ndërsa disa të tjerë mbetën në rrugë si pasojë e stuhisë intensive të borës.

Në një deklaratë nga Drejtoria e Transportit në Virxhinia, nga drejtuesit e automjeteve u kërkua që të mos përdoret rruga me numër 81 ndërmjet rajoneve për shkak të aksidenteve në këtë rrugë.

Po ashtu edhe drejtuesit e automjeteve në Maryland dhe Washington DC janë paralajmëruar që të mos përdorin rrugën nëse nuk janë të detyruar. Gjithashtu thuhet se rreth 280 mijë njerëz në pjesën lindore të SHBA-së, kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë së borës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb