Rreth 70 milionë amerikanë janë prekur nga stuhia e borës, e reshjet e borës pritet të arrijnë trashësinë prej mbi dy metra, ku erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm ka lënë pa energji elektrike shumë shtëpi.

Në Nju Jork dhe Boston tashmë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ku janë ndërprerë përkohësisht aktivitetet e përditshme siç janë testimi për COVID-19.

Qytetarët e Virxhinia dhe Mein janë paralajmëruar që të shmangin udhëtimet me vetura, për shkak të kushteve të rënda klimatike dhe rrugëve të mbuluara me akull dhe borë.

E për pasojë kanë humbur jetën dy persona në aksident trafiku, një mashkull në Virxhinia që doli nga rruga me makinë dhe një tjetër në Pensilvani goditi me makinë pastruesin e borës.

Stuhia e madhe është përhapur nga Kolorado në Mein. Paralajmërimi i është dërguar 14 shteteve amerikane, për shkak të dukshmërisë së dobët dhe temperaturat që do të bien nën zero dhe trashësia e borës do të arrijë deri në dy metra.

CBS raporton se ky është vetëm fillimi i stuhisë që tashmë ka shkaktuar një situatë kaotike – për shkak të rrugëve të rrëshqitshme kanë ndodhur dhjetëra aksidente në trafik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: