Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës për akset e bllokuara dhe problemet në qarkun e Elbasanit.

Balla garanton se autoritetet po ndjekin nga afër punën për hapjen e rrugëve, riparimin e defekteve dhe rrjetin e energjisë elektrike.

Ai ‘thumbon’ opozitarët duke theksuar se po komentojnë punën nga divani i ngrohtë i vilave që shtohen në kohë pandemie.

 

 

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Kjo stuhi dëbore nuk është parë asnjëherë në Qarkun Elbasan dhe duket se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe nesër paradite. Ndërsa ndjekim nga afër punën që vazhdon për hapjen e rrugëve, riparimin e defekteve në rrjetin e energjisë elektrike, garantimin e shërbimit të urgjencës në çdo shtëpi, na duhet të dëgjojmë edhe gaztorët e opozitës që komentojnë punën nga divani i ngrohtë i vilave që shtohen në kohë pandemie.

S’KEMI KOHË PËR PUSHIM

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb