Prej mesditës të së hënës, Tirana është përfshirë nga moti i keq, me rreshje të dendura shiu, stuhi të forta dhe rrufe. Në një kohë shumë të shkurtër, prej orës 12:00 të 23 shtatorit dhe deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm, nga matjet e kryera rezulton se në kryeqytet ka rënë nje sasi e konsiderueshme shiu, plot 115 mml.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, përmes një postimi në “Twitter” thotë se kjo sasi reshjesh është sa për të gjithë muajt e fundit bashkë në Tiranë, ndërohë që bën apel për sa më shumë solidaritet.

“Mgjes! Ka qene 1 nate sfiduese per TR me shi, sa gjithe muajt e fundit bashke. Ne zona informale me ndertesa nen nivelin e kolektoreve kemi probleme me ujin ? @BashkiaTirane ne gatishmeri! Si per termetet, do t’ia dalim dhe kesaj here me shirat. Pa panik e me solidaritet ???”, shkruan Veliaj.

Era e fortë ka shkaktuar edhe rrëzimin e disa pemëve, por punonjësit e të gjithë ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren gjatë natës, dhe situata mëngjesin e së martës paraqitet më e normalizuar.

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj thotë se po ndërhyhet në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

“Shkollat jane hapur, Lana eshte ne shtrat dhe rruget qytetase jane te kalueshme, po heqim pemet e fundit nga stuhia.

Ne zonat informale ekipet e emergjencave po pompojne ujin nga shtepite nen nivel te kolektoreve. Çeshtje kohe sa te mberrijme tek secila. #Floods ☔”, shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb