Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur një shofer kalon mes për mes stuhisë së rërës në Australi. Siç shihet edhe nga pamjet, stuhia ishte e fuqishme, aq sa brenda pak sekondave, dita duket sikur është natë.

Në automjet ishte instaluar një kamera, e cila ka filmuar momentin e rrallë. Shoferi detyrohet që të ndezë dritat, për shkak se nuk ka qartësi të shikimit. Kjo ngjarja është filmuar në Mildura. Qyteti për 90 minuta u kthye në një terr të vërtetë, raporton “Daily Mail”.

Pak sekonda pasi ka mbaruar stuhia, sërish doli dielli dhe udhëtimi vazhdon normalisht. Shihni pamjet e pabesueshme të stuhisë së rërës në Australi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb