Një stuhi e fortë ka goditur Evropën qendrore ditën e sotme, duke iu marrë jetën dy personave. Mediet e huaja raportojnë se viktimë ka mbetur një 14-vjeçare, në Slloveni, dhe një shofer 41-vjeçar, në Gjermani, pasi pemët janë rrëzuar nga stuhia, duke i zënë poshtë.

Situata alarmante ka bërë që edhe trafiku hekurudhor të pezullohet përkohësisht në Gjermaninë veriore, ndërsa dy kopshte zoologjike të Berlinit janë mbyllur.

Policia sllovake ka raportuar se një vajzë 14-vjeçare vdiq kur një pemë ra mbi të në lindje të Bratislavës.

Sipas raportimeve, thuhet se adoleshentja ka vdekur në lindje të Bratislavës, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe disa studentë të tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Në Republikën Çeke, rreth 30,000 familje kanë mbetur pa energji dhe pemët e rrënuara bllokuan rrugë dhe hekurudha.

Pranë Dortmundit, në Gjermaninë perëndimore, zjarrfikësit shpëtuan delet e mbetura të bllokuara në një fushë të përmbytur. Uji në fushë ka arritur në dy metra dhe disa kafshë kanë ngordhur, ndërsa rreth 200 janë shpëtuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: