Greqia është përfshirë nga mot i keq me reshje të dendura dëbore dhe temperatura nën zero. Dëbora e madhe në Athinë të hënën detyroi autoritetet të mbyllin disa rrugë në periferitë veriore të kryeqytetit grek, duke përfshirë pjesë të autostradës kryesore Athinë-Selanik.

Th1

Ministria e shëndetësisë njoftoi se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në rajonin më të gjerë të Athinës të Atikës dhe në ishullin e afërt Evia do të mbyllen në orën 15:00 të së hënës dhe do të qëndrojnë të mbyllura të martën për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Takimet që ishin caktuar për të hënën pasdite dhe për të martën do të ricaktoheshin.

 

Th2

Stuhia e dytë dhe më e fortë që është pjesë e frontit të ri, e quajtur “Elpis”, është duke u zhvilluar në të gjithë Greqinë .

Ishujt grekë janë mbuluar nga bora që nga e diela në një ngjarje moti që ndodh një herë në jetë. Vendasit thonë se hera e fundit që kjo sasi dëbore ka rënë në Cikladet ka qenë dekada më parë.

 

Th3

 

Syros , Naxos, Tinos, Andros,  Mykonos , Santorini dhe ishujt e tjerë të Cyclades janë të mbuluara me një vello të bardhë dëbore ndërsa stuhia “Elpis” godet  Greqinë , duke përfshirë kontinentin.

 

Th4

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme të shumta në ishujt të cilëve u mungon infrastruktura për të përballuar ngjarje të tilla moti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb