Bosnje e Hercegovina është goditur nga një stuhi e përcjellë me reshje të mëdha të shiut gjatë natës së 4 nëntorit dhe mëngjesin e 5 nëntorit, duke shkaktuar përmbytje në disa rajone.

Ekipet e zjarrfikësve në Kantonin e Sarajevës (një nga 10 kantonet e entitetit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës) thanë se disa ndërtesa dhe shtëpi janë përmbytur nga ujërat.

Ekipet e mbrojtjes civile dhe policia janë, gjithashtu, në terren. Sifet Çengiq nga Administrata Kantonale për Mbrojtjen Civile të Kantonit të Sarajevës tha për Radion Evropa e Lirë (RFE) se situata nuk është e mirë në Ilizha, në Qytetin e Ri Sarajevë dhe Tërnovë, dhe më kritike është në Ilixha në vendbanimin Otes.

Siç tha ai, nga ajo pjesë është duke u bërë evakuimi i banorëve.
“Uji ka mbërritur nëpër shtëpi, një numër i madh i objekteve të banimit janë përmbytur. Po bëjmë evakuimin aty ku është e nevojshme”, tha ai.
Çengiq tha se trendi i rritjes së të gjithë lumenjve në zonën e kantonit të Sarajevës.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në qytet, disa rrugë janë të mbyllura, qarkullimi i mjeteve të transportit nuk po funksionon, ndërsa lumi Milacka ka dalë nga shtrati.

Moti i lig ka përfshirë edhe zonën e gjerë të Mostarit. Sipas raportit të Mbrojtjes Civile, shirat e dendur shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Vërshime janë raportuar edhe në disa zona tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: