Për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shkaktuara nga stuhia “Barra” në të gjithë Irlandën rreth 60 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Moti i keq dje shkaktoi ndërprerje të gjerë në të gjithë Irlandën dhe në Irlandën e Veriut, me ndërprerje të energjisë elektrike në qindra shtëpi dhe biznese.

Një stuhi e fortë shkaktoi shembjen e murit dhe rënien e disa pemëve në portin Ballywalter në County Down, Irlanda e Veriut.

Në një deklaratë nga Shërbimi Meteorologjik Irlandez thuhet se për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave, në disa zona është lëshuar alarm portokalli dhe stuhia mund të jetë kërcënuese për jetën për dy ditë.

Në disa zona shpejtësia e erës arriti në 130 kilometra në orë.

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike ESB Networks në Irlandë tha se rreth 60 mijë konsumatorë mbetën pa energji elektrike ndërsa 26 mijë konsumatorë në Donegal, Cork, Wexford dhe Kerry u paralajmëruan se uji i pijshëm që vinte nga rrjeti kryesor nuk ishte i sigurt për shkak të stuhisë.

Agjencia e Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar paralajmërim për përmbytje për disa zona në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb