Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë në banesën e 12-vjeccarit Mateo Shuli, banesa e të cilit u dëmtua nga stuhia.

Shtëpia e familjes Shuli në Kusarth ishte dëmtuar nga një stuhi dhe ishte thuajse e pabanueshme. Balla premtoi rikonstruksionin e saj dhe me ndihmën e disa sipërmarrësve tashmë Mateo dhe familja e tij kanë një banesë në kushte optimale. Balla nuk i fshehu emocionet për faktin që dëshira e djalit, për të jetuar si gjithë të tjerët u plotësua. Balla tha se detyra e qeverisë është t’u garantojë kushte të barabarta mësimi dhe zhvillimi të gjithë fëmijëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shtëpia e familjes Shuli tashmë do të mobilohet ndërsa Balla bëri një paralelizëm. “Kjo është arsyeja që Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë. Shqipërinë e ndërtuam, njësoj si shtëpinë tuaj, tashmë duhet ta mobilojmë atë.”, tha Balla.

Por për të arritur të gjitha këto, Balla tha se nuk ka kohë për gjumë e llafe, por puna duhet të vijojë çdo ditë. Balla gjithashtu falenderoi edhe gazetarët e Elbasanit që u bënë zëri i familjes Shuli dhe mbështetën Mateon në kauzën e tij të drejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: