Shteti i Nju Jork-ut në SHBA është goditur së fundmi nga një një stuhi masive bore që ka mbyllur rrugët dhe ka anuluar fluturimet drejt vendeve të tjera, ndërsa raportohet se niveli i dëborës ka arritur deri në mbi një metër e gjysmë, nivel i regjistruar në rrugët e zonës Orchard Park

Ekzekutivi i qarkut Mark Poloncarz, ka deklaruar se deri më tani raportohen 2 humbje jete për shkak të komplikimeve kardiake që kanë pësuar në tentativë për të pastruar rrugët nga reshjet e dendura të dëborës.

Sakaq, sinoptikanët dhe zyrtarët njujorkezë kanë dhënë alarmin kërcënues për jetën e banorëve pasi qyteti është duke u përballur me stuhinë me të madhe që është regjistruar këtë vit.

Shërbimi Kombëtar i Motit, është shprehur se ajri shumë i ftohtë do ta shoqërojë këtë ngjarje me temperatura rreth 20 gradë nën parashikimin normal deri në fundjavë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: