Presidenti Biden të enjten paralajmëroi se uragani Ian mund të rezultojë të jetë stuhia më vdekjeprurëse në historinë e Floridës, pasi goditi një pjesë të shtetit me shira përmbytjesh dhe erëra të fuqishme.

“Ky mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës. Numrat janë ende të paqartë, por ne po dëgjojmë raporte të hershme për atë që mund të jetë humbje e konsiderueshme e jetës, “tha Biden gjatë një vizite në selinë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave për një konferencë mbi reagimin ndaj uraganit.

“Ne po vazhdojmë të shohim reshje vdekjeprurëse, stuhi katastrofike, rrugë dhe shtëpi të përmbytura”, shtoi Biden. “Ne po shohim miliona njerëz pa energji dhe mijëra të ngujuar nëpër shkolla dhe qendra komunitare.”

Ndërkohë Presidenti Joe Biden miratoi në një deklaratë fatkeqësie për shtetin e Floridës dhe urdhëroi ndihmën federale për të ndihmuar përpjekjet e rimëkëmbjes në zonat e prekura nga uragani Ian, i cili tani është ulur në një stuhi tropikale.

Një deklaratë fatkeqësie e madhe ofron një gamë të gjerë ndihme federale , duke përfshirë kredi për të mbuluar humbjet e pasiguruara të pronës dhe riparimet e shtëpive, si dhe rimbursimin e plotë për heqjen e mbeturinave dhe masat mbrojtëse emergjente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: