GREQI

Dy persona kanë humbur jetën pasi Greqia u godit nga fenomeni “Medea” dje dhe sot. Mësohet se viktimat janë një 56-vjeçar çoban në ishullin Evia dhe një 80-vjeçar në Kretë.

Sipas mediave greke, ata pësuan atak kardiak në zonë të bllokuar nga dëbora dhe ishte e pamundur të ofrohej ndihma e parë. Ndërkohë për shkak stuhisë së borës dhe temperaturave të ulëta janë pa ujë dhe pa korrent shumë zona të Atikës dhe të qendrës së Athinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: