Ka shkuar në 224 numri i viktimave të shkaktuara nga stuhia Megi, që goditi Filipinet. Pothuajse 150 persona janë ende të zhdukur, thotë Dpa, e cila raporton të dhëna nga agjencia kombëtare e fatkeqësive.

Shumica e viktimave (202) vdiqën në provincën Leyte, rreth 600 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Manila. Rrëshqitjet e dheut shkatërruan vendbanimet në Baybay City dhe Abuyog Town.

Edhe 22 persona të tjerë vdiqën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale, që shkatërroi vendin më 10 prill.

Më shumë se 2 milionë njerëz në 30 provinca u prekën nga stuhia, e cila detyroi më shumë se 207,500 të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Arkipelagu i Filipineve goditet mesatarisht nga 20 ciklone tropikale çdo vit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb