Era e fortë që prej dy ditësh ka përfshirë gjirin e Durrësit, nuk ka kursyer as statujën e Redonit, e cila u vendos rreth 1 vit më parë në hyrje të shëtitores “Taulantia”.

Statuja e Redonit, vepër e artistit të mirënjohur Ilirjan Xhixha, ishte vendosur në një nga sheshet kryesore të Durrësit, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire.

Por era e fortë e kësaj të marte e ka shkëputur një pjesë të skulpturës, pikërisht perëndinë Redon që qëndronte në këmbë mbi kuajt e tij.

Me mjetet e ndërrmarrjes “Rruga” është bërë spostimi i pjesës së dëmtuar të skulpturës. Behet me dije  se i gjithë procesi është monitoruar nga afër nga vetë skulptori Xhixha.

Perëndia Redon është dërguar në një ambient në Shkozet, ku do t’i nënshtrohet riparimeve të nevojshme dhe më pas ai do të instalohet sërish mbi kuajt e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb