Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa fliste nga Rinasi për ardhjen e vaksinave të reja COVID-19 ka cekur edhe çështjes e stuhisë të dëborës.

Rama bëri krahasime me disa vende të tjera, duke thënë se në SHBA janë 3 milion amerikanë pa drita. Po ashtu ai thotë se Athina e Greqisë u bllokua totalisht, kurse në vendet e BE gjatë janarit ka apsur edhe viktima.
Ai nuk ka kursyer ironitë duke thënë se nuk është shpikur në botë ndonjë mbulesë plastmasi që dëbora të rrijë sipër, apo borëpastruese që të mbledhë dëborën me ajër.

Po ashtu Rama ka kujtuar që rrugët u zhbllokuan në kohë rekord por zhurma vjen edhe kësaj radhe nga një pakicë e zhurmshme.

”Nuk kishin të gjitha shtetet në atë raport, nuk ishin të gjitha në SHBA. Mblodha shifrat, ishin 3 milion amerikanë. Konsumatorë, familjarë pa drita. Sigurisht nga stuhitë këto ndodhin. Siç ndodh të bllokohen rrugët, në çdo vend. Asnjë vend s’ka shpikur mbulesë plastmasi special që dëbora të rrijë sipër. Kur kthehet nga skitë Andi Bushati, dhe ndjehet vrasës me potencë i atyre që qeverisin. Asnjë borëpastruese deri më sot nuk ka arritur shkenca të bëjë që të mbledhë boërn me ajër. Ndërkohë që këtu ka pasur edhe propozime që të hidhej kripë para borës. E dini që stuhia do vinte, pse u bllokua rruga. Ta hidhnin kripën përpara. Ose këtu janë sytë aq të mprehtë jo vetëm që e shquajnë menjëherë, preken që në Shqipëri përdoren ende lopata, po çfarë të përdoren raketa? Lopatat.
Athina besoj e patë, çfarë gjendje ishte, kryeqyteti Greqisë. Bllokim nga të katër anët. Për kuriozitet pashë nëpër pasqyra, nuk pashë ndonjë analizë apo analist që të shprehte instikte vrastare apo të ishte problem që të lërë borën të bjeri. Ndërkohë që këtu kemi qenë, për mos bërë asnjë krahasim të tepërt. Por kur bëj krahasime me Gjermani, Austri, Spanjë e Greqinë që kanë qenë shumë të përgatitura me dekada, me fenomen dëbore me shekuj. I them që kur ndodh atje po këtu? Mund të kishte ndodhur dhe këtu, që të bllokohej komplet rruga e Kombit siç ishte bllokuar autostrada në Spanjë në janar. Mund të kishte ndodhur largqoftë të humbnin jetë njerëzish, por shihni sa jetë të humbura ka në BE nga bora, stuhitë, i ftohti.
Rrugët u zhbllokuan në kohë rekord. Sepse u punua. Ministrja në mes të borës dhe të stuhisë futej në borëpastruese që të dëgjohet kur flet. Këtu bëhet nami. Ndërkohë që ajo e shpreh vetë, se borëpastruese po hipi sepse nuk dëgjohet. Të hipësh në borëpastruese është keq, të mos shkosh është keq. Kjo është pakicë e zhurmshme shumë që nuk bën ligjin në Shqipëri. Kjo ka rëndësi.”- tha Rama.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb