Një deklaratë e moderatores Hygerta Sako në emisionin “Thumb” se nuk e njihte Stresin dhe nuk dëgjonte muzikë rep, ka sjellë reagime të mëdha, madje edhe nga vet këngëtari. Por, siç duket ky konflikt në distancë ka bërë moderatorja sportive të marrë një vendim drastik; nuk do të pranojë të jap më asnjë intervistë për media, pasi shpesh herë është bërë ‘viktimë’ e mediave online. Pak pas reagimit të ashpër të Stresit, ku ky i fundit fyente moderatoren, kjo e fundit dha një prononcim për Blitz. Hygerta ka sqaruar edhe një herë thelbin e përgjigjes së saj, duke theksuar se nuk ka asgjë personale me Stresin, por thjesht me muzikën rep, e cila nuk i pëlqen aspak.

“Është e disata herë që portale të ndryshme, pa pikë profesionalizmi, vetëm për disa klikime, marrin fjali të intervistave të mia dhe i interpretojnë si të duan duke krijuar tituj bombastikë dhe për të bërë “lajme”. E fundit është abuzimi që është bërë në lidhje me deklaratën time për Stresin. Më duhet të sqaroj që s’kam asgjë personale me të, respektoj punën e çdokujt edhe pse mund të mos hyjë në shijet e mia. Kush e ka marrë mundimin të dëgjojë intervistën, do e kuptonte që nuk fola për Stresin, por për MUZIKËN RAP. Dhe në fund të fundit kam të drejtën time ta pëlqej diçka ose jo. Nuk i vë faj as Stresit dhe as fansave të tij që kanë lexuar vetëm titujt e këtyre portaleve pa pikë morali dhe respekti për njerëzit, i mirëkuptoj. Por ama kuptova që jemi thjesht “viktima” që përdoremi për të bërë klikime. Ndaj marr VENDIMIN që mos të dal më, në asnjë interviste këtej e tutje. U kërkoj ndjesë kolegëve të mi gazetarë, që mund të më kontaktojnë në të ardhmen. Nuk do lejoj më që fjalitë e mia të keqpërdoren dhe keqinterpretohen!!!””, u shpreh ajo.

Ditën e sotme nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, ku po luhej muzika e tij, Stresi reagoi i indinjuar shumë pas deklaratës së moderatores. Ndonëse nuk ka përmendur emër, Stresi e ka bërë të qartë që postimi i tij i drejtohet moderatores së televizionit shqiptar.
STRESIII
“Nuk habitem pse nuk pershtatem me te gjithe ju koleg apo te dashura moderatore !!! sepse sot jetojm ne nje kohe te poshter ku fshati digjet nderkohe qe kurva kreh floket !!!! disa do thone ky esht i trrashe nuk hec me kohen, ndersa un do them per ju a nuk u lodhet duke ndrru dashnor perdite ???? Ta ka fal zoti qe ta perdoresh me njeriun e zemres por jo me 300 spartane, cdo kuj i falen fatkeqesite por jo dobesite …. souuuuu pun te mbare”, shkruan ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: