TIRANE – Në fillim ishte basketbolliste, pastaj modele e me pas doli Miss Albania dhe tashmë një karrierë si notere.Ish-Miss Albania, Suada Sherifi mama e një vajze, ka treguar që tani pretendon seriozisht të rifillojë karrierën si modele.

Suada Sherifi, e ftuar në Wake Up ka treguar që modelingu e tërheq dhe do donte ta provonte dhe një herë. Ndihet e gatshme, ndërkohë që tashmë nuk ka më ato detyrimet e dikurshme që i vinin prindërit për të mësuar dhe punuar me argumentin “që bukuria do e linte një ditë”.

“Kam aplikuar në disa agjenci modelingu për të bërë modelen sepse është diçka që mua më pëlqen, është diçka që unë nuk e kam ezauruar. Nuk kam shkëlqyer shumë kur është mosha e zakonshme por atëherë kam qenë shumë e zënë për të siguruar gjërat më të rëndësishme të jetës. Ne jemi brezi që prindërit tanë kanë qenë gjithë kohës mbi kohë dhe thoshin shkolla, puna sepse bukuria të lë një ditë. Dhe gjithë kohën ke qenë me atë tmerrin që gjithçka do më lërë”- tregon Suada.

Suada ka treguar që ajo ka sot licencën e noterisë dhe ka dalë e dyta në provim. “Basketbolli më ka ndihmuar shumë me disiplinën, me menaxhimin e kohës. Pasi punova si avokate, mora guximin ta provoja veten, bëra provimin e noterisë dhe ndonëse njerëzit janë skeptikë, ata nuk e dinë që unë në këtë provim kam dalë e dyta”, u përfundon ajo.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: