Bukuroshja brune, e njohur edhe si prezantuese në disa formate televizive do të gëzohet pas pak muajsh me një fëmijë. Bëhet me dije se Suada dhe partneri i saj Eldi priten të bëhen prindër të një vajze, një vogëlusheje që me siguri do të jetë po aq e bukur sa mami.

Aktualisht ish-missi shqiptar është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe gëzon një formë perfekte. Ajo dhe partneri i saj janë në një lidhje prej më shumë se një viti.

E tani, me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre, ky çift do të ketë edhe më shumë arsye për t’u ndjerë të lumtur dhe të dashuruar. Ne i urojmë Suadës shtatzëni të mbarë.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: