Luis Suarez i dha lamtumirën Atletico Madrid pas dy sezonesh në Wanda Metropolitano. Medie të ndryshme kanë filluar të flasin për të ardhmen e sulmuesit, me alternativat që janë të shumta.

Sipas Fichajes.net, nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm në Premier League, por jo te Liverpool. Aston Villa dëshiron një bomber në zonën e rrezikshme dhe Suarez duket i duhuri.

Uruguajani 35 vjeçar nuk premton më shumë se 2 sezone në një kampionat të një niveli si ai anglez, e ky është problemi kryesor. Gjithsesi, në Villa Park do ishin të kënaqur me transferimin e tij.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb