Me Brazilin dhe Argjentinën që kishin siguruar kohë më parë një biletë për në Katar, dy përfaqësueseve emblemë, i bashkohet edhe Ekuadori dhe Uruguai. “Banda” e Suarez me shokë kalojnë në Botëror pas suksesit të fundit, 1-0 përballë Peru, një ndeshje e vendos nga një gol i De Arrascaeta në minutën e 42-të.

Kalon më tej edhe Ekuador pavarësisht se në ndeshjen e fundit pësuan një humbje 3-1 në transfertë përballë Paraguait. Një asisit në këtë pikë i dhurojë pikërisht Uruguai që mposhti Peru.

Pavarësisht se Brazili ka qenë ekipi i parë që siguroi Botërorin nga Amerika e Jugut, 5 herë kampionët e botës nuk tolerojnë askënd, në sfidën e fundit mposhtën 4-0 Kilin, golat u shënuan nga Neymar, Vinicius Junior, Coutinho dhe Richarlison.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb