Luis Suarez mendon se Neymarit duhet t’i jepet hapësirë ​​për t’u menduar për të ardhmen e tij mes spekulimeve të shumta për një rikthim të mundshëm në Barcelonë. Uruguajiani dhe Neymar, së bashku me Leo Messi, përbënin një trident të fikshëm në sulm në 2014 dhe 2017 para se braziliani të largohej te PSG. Megjithatë, Neymar është i vendosur të largohet nga parizienët, por Suarez ka nxitur për qetësi në atë që ai mendon se është një moment i vështirë për ish-kolegun e tij.

“Unë e di se është një kohë e vështirë për Neymar,” tha Suarez “Ai duhet të lihet vetëm me njerëzit e tij për të vendosur atë që dëshiron,” i tha sulmuesi radiostacionit uruguaian Sport 890. Duke folur për të ardhmen e tij, Suarez mohoi të ketë dashur ndonjëherë të largohet nga Barcelona. “Në asnjë moment nuk e kam konsideruar kurrë largimin nga Barcelona. Unë jam këtu për të ndihmuar klubin, jam në ekipin më të mirë në botë”, deklaroi ai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: