Luis Suarez beson se Paul Pogba duhet të luajë për më shumë trofe dhe se do të ishte gjithmonë i mirëpritur te Barcelona.

Francezi ka kaluar dy vite të vështira te Manchester United, pas një transferimi rekord për shumën e 105 milionë euros dhe marrëdhëniet e Pogba me Jose Mourinho janë acaruar shumë.

Mesfushori 25-vjeçar rilindi në formën e tij më të mirë larg klubit nga Old Trafford, teksa shkëlqeu me kombëtaren në Kupën e Botës, duke ngritur trofeun e artë në Rusi.

Edhe pse i mundur nga Franca e tij, uruguajani i Barcelonës, Suarez ka vlerësuar maksimalisht Pogba-n.

“Pogba është një futbollist elite që ka fituar gjithçka dhe ne duam të kemi më të mirët. Ai është një futbollist që ka shumë cilësi dhe që është mes futbollistëve më të rëndësishëm te United. Unë mendoj se ai dëshiron të konkurojë për më shumë se sa ka konkuruar deri tani. Por kështu është kjo punë, ai nuk i përket Barcelonës, ndonëse këtu do të jetë gjithmonë i mirëpritur”, deklaroi Luis Suarez, për RAC1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: