Prej ditësh përflitet se Monza do të firmosë me Luis Suarez. Rreth kësaj teme ka folur një nga drejtuesit e klubit të ngjitur tashmë në Serie A si Adriano Galliani.

“Sa i përket kontakteve me Suarezin,  nuk e konfirmoj dhe nuk e mohoj (dhe qesh…). Do të marrim një sulmues, ndoshta dy” – Tha ai për Sport Italia.Monza ka qenë tejet aktive në dritaren e transferimeve. Deri më tani ka siguruar transferimin e Pessinës, Sensi dhe Ranocchias.

Synimi i klubit të drejtuar nga Silvio Berlusconi është qëndrimi mes më të mirëve, objektiv ky që mbetet i vështirë duke parë edhe konkurrencën e madhe.

Dw
Dw

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: