Është rrënqethëse ngjashmëria mes një filmi argjentinas, i nominuar për çmimet Oscar, me tragjedinë e rrëzimit të avionit të Germanwings Airbus A320. Film argjentinas “Tales Wild” bën fjalë për një të çmendur (vrasës), i cili mbyll veten në kabinën e pilotit në një avion pasagjerësh dhe e përplas atë në tokë me qëllimin për të vrarë gjithë njerëzit në bord.
Në skena të tmerrshme paniku pasi pasagjerët imagjinar marrin vesh se çfarë po ndodh, njëlloj si në ngjarjen reale një person përpiqet të shemb derën e kabinës së pilotit, për të marrë kontrollin e avionit. Kështu ndodhi me kapitenin fatkeq në avionin e Germanwings Airbus A320, i cili pasi u kthye nga tualeti gjeti derën të mbyllur nga bashkë­piloti Andreas Lubitz, që vrau 149 persona dhe veten e tij.
Në film vrasësi fton në këtë fluturim gjithë armiqtë e tij, duke përfshirë dhe të dashurën që e kishte braktisur ( një gjë e tillë mendohet se ka ndodhur edhe me Andreas Lubitz, i cili thuhet se ishte ndarë me të fejuarën para pak kohësh se të kryente vrasjen masive), një koleg i cili ishte sjellë keq me të në punë, me qëllim që t’i vriste.
Filmi do të shfaqet sot në Britani pavarësisht protestave, pas tragjedisë që shkaktoi piloti i Germaniwings. Ai ishte shfaqur në kinematë e Spanjës dhe Gjermanisë vitin e kaluar, por megjithatë s’mund të thuhet nëse filmin e kishte parë piloti gjerman, gjë që mund të ketë ndikuar në veprimin e tij ende të pashpjegueshëm.

(ma.ar/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: