4 ditë pas protestës së fermerëve në Devoll, sindikata e fermerëve të bashkuar kanë drejtuar një letër me kërkesat bazë drejtuar qeverisë dhe kërkesat specifike drejtuar bashkisë Devoll.
Në kushtet e rritjes së imputeve bujqësore, naftës dhe vështirësive të tjera këto janë kërkesat bazë të fermerëve drejtuar qeverisë:-

1….Subvencionim direkt për fermerët në bazë të produktit të hedhur në treg justifikuar me faturë tatimore por jo më pak se 10 lekë për cdo njësi bazë të shitur e ngjashme me skemën e aplikuar të vitit 2019 për prodhuesit e qumështi.

2….Barazim të shkallës së TVSH në shitje me atë në blerje për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale.

3….Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stokun e produktit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut.

4….Kërkojmë menjëherë nga min e bujqësisë të krijojë menjëherë zyrën apo agjencinë e studimit të tregjeve dhe orientimit të fermerëve.

5….Kërkojmë nga qeveria të angazhohet bë rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për te garantuar interesat e palëve në këtë treg.

Ndërkohë kërkesat specifike për bashkonë Devoll janë:-

1….Administrim dhe mirmbajte të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit sipas ligjit.

2…Krijimin dhe administrimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor dhe rural sipas legjislacionit në fuqi.

3….Krijimin dhe admin e skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural të financuara nga buxheti lokal dhe dëmshpërblim për dëmtimet nga fatkeqësitë natyrore deri në 8% të buxhetit.

4….I kërkojmë kr të bashkisë Devoll të përcjellë te policia e shtetit shqetësimin tonë për faktin se ka raste kur policia vjen dhe kërkon letrat traktorëve në arë kur janë duke punuar.

5….Nisur nga fakti që në magazinat tona ka stoqe të mëdha të produkteve i kërkojmë kur të bashkisë Devoll të lobojë pranë qeverisë që kjo e fundit të mbrojë produktet tona.

6…I kërkojmë kryetarit të bashkosë Devoll të lobojë pranë min të bujqësisë lehtësim të procedurave për përfitim nga skema e naftës pa taksa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: