Organizata e Përgjithshme e Inteligjencës e Sudanit raportoi se 11 terroristë të huaj të DEASH-it u kapën në operacionin që kryen në jug të kryeqytetit Khartoum dhe se u vranë 5 policë gjatë operacionit.

Sipas deklaratës nga Shërbimi Informativ, 5 policë u vranë dhe 1 polic u plagos në përleshjen që shpërtheu gjatë bastisjes në vendet ku po qëndronin anëtarët e DEASH-it. Gjithashtu 11 persona nga kombësi të ndryshme që janë anëtarë të DEASH-it u kapën në operacion.

Në vazhdim është duke u punuar për kapjen e 4 personave të arratisur.

Presidenti i Këshillit të Sovranitetit, Abdulfettah al-Burhan dhe kryeministri Abdullah Hamduk lëshuan një mesazh ngushëllimi për policët që humbën jetën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb