Sipas një zyrtari të Sudanit të Jugut, pretendohet për disa të vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani komercial në vend.

“Lajmet që na mbërrijnë tregojnë se një aeroplan komercial është përplasur në qytetin Pieri në shtetin Jonglei derisa po nisej për në Juba”, tha Kur Kuol, drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të qytetit Juba.

Kuol tha se pasditen e sotme aeroplani i kompanisë “South Supreme Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit.

Ai shtoi se aeroplani u rrëzua në një rajon ku nuk ka mbulim të rrjetit dhe është e vështirë të konfirmohet numri i saktë i viktimave.

Ky është incidenti i dytë i tillë i raportuar që përfshin një aeroplan të operuar nga linja ajrore rajonale. E para ndodhi në vitin 2017 kur një aeroplan i kompanisë “South Supreme Airlines” mori flakë dhe bëri një ulje urgjente dhe për fat të mirë nuk pati viktima.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb