Një zjarr masiv ka shpërthyer në depon më të madhe të karburantit të Sudanit, përkatësisht në kryeqytetin e përkohshëm administrativ Port Sudan, pas një sulmi të dyshuar terrorist.
Ministria e Energjisë dhe Naftës njoftoi se zjarri filloi në një rezervuar të ruajtjes së vajgurit dhe u përhap në kontejnerë të tjerë të karburantit në objektin strategjik në Sudanin lindor.
“Shpërthimi sonte ndodhi për shkak të ndezjes së njërit prej tankeve, të shkaktuar nga përhapja e zjarrit”, shtoi zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, duke shtuar se qeveria kishte kërkuar ndihmën e Arabisë Saudite, konkretisht dërgimin e një avioni zjarrfikës.”
Rapid Support Forces, RSF, launch new drone strikes against fuel storage facilities in Port Sudan, Sudan. The third RSF attack on the temporary wartime capital in three days. pic.twitter.com/TTTQpstCS3
— JouRage (@jou_rage) May 5, 2025
Sipas Ministrisë së Energjisë, objekti kryesor i magazinimit të karburantit në Sudan u përfshi nga flakët të hënën në mëngjes, pas një sulmi me dron nga paraushtarakët, të cilët janë në luftë me ushtrinë e rregullt që nga prilli i vitit 2023.
Lufta e pamëshirshme është për shkak të konfliktit midis dy gjeneralëve, kreut të forcave të armatosura sudaneze dhe udhëheqësit de facto të vendit pas grushtit të shtetit të vitit 2021, Abdel Fattah al-Burhan, dhe krahut të tij të djathtë, kreut të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), Mohamed Hamdan Daglo.
Ministria sudaneze deklaroi se përpjekjet e zjarrfikësve janë duke punuar për të vënë flakët nën kontroll, duke theksuar se deri më tani nuk janë raportuar viktima.
(BalkanWeb)