SUDAN

Këshilli ushtarak i Sudanit në pushtet ka filluar bisedimet me organizatorët e protestave masive që kërkojnë një tranzicion pas përmbysjes së sundimtarit të vjetër Omar al-Bashir.

Takimi i së shtunës në kryeqytetin Khartoum erdhi pasi kreu i ri i këshillit, Gjeneral Lejtnant Abdel Fattah al-Burhan, premtoi të dorëzojë pushtetin në një qeveri civile brenda dy vjetësh pas konsultimeve me grupet e opozitës.

“Unë ftoj të gjithë njerëzit e Sudanit, përfshirë partitë politike dhe grupet e shoqërisë civile për t’u angazhuar në dialog,” tha al-Burhan në fjalimin e tij të parë televiziv drejtuar kombit.

Ushtria e rrëzoi al-Bashir të enjten pas pothuajse katër muaj protestash që bënin thirrje për t’i dhënë fund sundimit të tij gati 30-vjeçar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb