Akademia suedeze, organi që jep çmimin Nobel në Letërsi, ka arritur në përfundimin se nuk nuk është bërë asnjë lajmërim për autorin irlandez, John Banville, i cili raportoi një lajmërim të rremë se çmimi do i jepej atij.

Akademia nisi hetimin javën e kaluar, pasi Banville deklaroi për gazetën irlandeze “Irish Times”, se në datë 10 tetor ai u informua nga dikush i identifikuar si Mats Malm i Akademisë suedeze, se do i jepej çmimi Nobel.

Informata e bërë me anë të një telefonate, u vërtetua të ishte një mashtrim. Më 10 tetor, Malm deklaroi se autorja polake, Olga Tokarczuk fitoi çmimin Nobel 2018 në Letërsi, dhe Peter Handke nga Austria, çmimin e vitit 2019.

Akademia deklaroi në një e-mail për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, se kjo ishte një shaka mizore ndaj Banville.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb