Edhe për fëmijën e dytë të Victoria dhe Daniel të Suedisë ka ardhur momenti për veshjen 100 vjeçare të pagëzimit.

Princi Oscar, i lindur në 2 mars, ka bërë pagëzimin në kishën e Pallatit Mbretëror të Stokholmit dhe është veshur me veshjen historike që çdo pjesëtar i familjes mbretërore suedeze përdor për pagëzimin prej gati 100 vjetësh.

Në ceremoni kanë marrë pjesë shumë pjesëtarë të shtëpisë mbretërore skandinave, si dhe e gjithë familja e Victorias.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: