Guri i Rök, mbi të cilin vikingët kanë gdhendur tekstin më të gjatë të njohur runik, është ngritur në shekullin IX, për të shmangur një krizë të re klimatike, pas zisë së bukës dhe fenomeneve meteorologjike katastrofike, përcaktuan shkencëtarët.

Blloku i famshëm prej graniti, në zemër të Suedisë jugore, paraqet më shumë se 700 runa përsosmërisht të lexueshme nga të pesta anët e tij.

Monumenti ia detyron famën e tij botërore referimit të perandorit ostrogot, Theodoric-u i Madh, që gjuhëtarët dhe arkeologët besojnë se e kanë deshifruar në tekstin enigmatik, ende sot objekt i spekulimeve të ndryshme, madje edhe kontradiktore.

Falë hulumtimeve ndërmetodike, që ndërthurin semiotikën, filologjinë, arkeologjinë dhe historinë e feve, studiuesit besojnë se kanë nxjerrë në pah pasojat e një ndryshimi klimatik, që ka ulur temperaturat, ka shkatërruar të korrat, duke shkaktuar uri dhe zhdukje në masë.

Teksti runik, nëpërmjet betejave heroike, përshkruan konfliktin mes dritës dhe errësirës, të nxehtit dhe të ftohtit, jetës dhe vdekjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: