Qeveria suedeze njoftoi planet për të zvogëluar numrin e pasagjerëve në shërbimet e transportit në distanca të gjata, si pjesë e masave për të frenuar pandeminë e COVID-19.

Kompanitë e udhëtimit nuk do të lejohen të shesin më shumë se gjysmën e vendeve në dispozicion për udhëtime më të gjata se 150 kilometra.

“Biletat e rezervuara janë përjashtuar nga rregullat e reja”, sqaroi qeveria.

Ministrja e Shëndetësisë, Lena Hallengren tha se megjithëse vaksinimet COVID-19 ishin në vazhdim, variantet e reja të virusit po përhapen dhe përhapja e infeksionit është ende në një nivel shumë të lartë, me një rrezik real të një vale të tretë.

“Masat pritet të zgjasnin nga 14 shkurti deri më 31 maj dhe do të zvogëlojnë udhëtimet dhe bllokimet gjatë sporteve të dimrit dhe pushimeve të Pashkëve”, njoftoi Tomas Eneroth, ministri i Infrastrukturës.

Njoftimi u bë pak para se Agjencia e Shëndetit Publik të raportonte se vendi me 10,3 milionë ka regjistruar afërsisht 596 000 raste infektimi dhe 12 188 vdekje të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb