SUEDI – Mediat në Suedi kanë publikuar fotografinë e 21-vjeçarit Anton Petterson, i cili vrau me shpatë një ditë më parë një nxënës dhe një mësuese në një shkollë në Trollhatan.

Sipas mediave, Petterson ishte një simpatizant i lëvizjes ekstreme të djathtë, armiqësor ndaj Islamit dhe emigracionit, i tërhequr nga filmat e luftës dhe nga romancat e Steven King.

Në profilin e tij në “Youtube”, kishte publikuar një film mbi Hitlerin dhe nazizmin, ndërsa në “Facebook”, kishte postuar një apel të demokratëve suedezë për të nisur një referendum mbi emigracionin. suedezi-nazist_1

Komandanti i policisë në Trollhatan, Niclas Hallgren tha se “agresori i maskuar dhe i armatosur me shpatë, ka vepruar për “motive raciste”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: