SUEDI-Një avion rus për pak u përplas me një avion linje që sapo u ngkrit nga aeroporti i Kopnehagenit, njoftoi sot ushtria suedeze.

Sipas forcave ushtarake suedeze, incidenti ndodhi të premten në jug të qytetit suedez të Malmos, disa çaste pasi avioni i linjës kishte lënë aeroportin ndërkombëtar të Kopenhagenit në Danimarkë.

“Ne patëm konfirmimin nga Ministria e Mbrojtjes suedeze se bëhej fjalë për një avion rus”, njoftoi Johannes Hellqvist, zëdhënës i forcave të armatosura suedeze.

Incidenti u zhvillua nën një kontekst thyerjeje në rritje të marrëdhënieve mes vendeve të deitit Baltik përballë Rusisë, ku avionët e saj sheklin regullisht hapësirën ajrore të vendeve fqinje.

Këto shqetësime ushqehen nga roli i Moskës përballë ukrainës dhe kryesisht nga aneksimi i Krimesë.

Pilotët ushtarakë suedezë dhe danezë u ngritën menjëherë në përgjigje të incidentit që ndodhi dje, njoftoi Hellqvist.

Në fakt, avioni rus nuk e kishte shkelur hapësirën ajrore suedeze, sipas ministrit të Mbrojtjes së Suedisë, Peter Hultqvist, i ciluar nga agjencia suedeze TT, raporton ata.

Ai shpjegoi se avioni rus fluturonte pa transponder, një pajisje që do e bënte të kapshëm nga radarët e avionit të linjës.

Hultqvist e përshkruajti si të papërgjegjshme praktikën e avionëve rusë që të fluturojnë shpesh herë pas transponder.

“Ekziston rreziku që të ndodhin aksidente dhe që mund të jenë vdekjeprurës”, theksoi ai.

Një aksident i ngjashëm kishte ndodhur marsin e kaluar, kur një avion i “Scandinavian Airlines”, nodhej vetëm 100 metra nga një mjet rus.

Ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak, u alarmua të enjten nga një aktivitet i paprecedentë i flotës ruse në detin Baltik. Ndërsa dje, kolegu i tij estonez konfirmoi se një avion rus kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit të tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: